Sorry, no posts matched your criteria.

Festë dhe makiato! Eni Vasili zbulon të ftuarin special të Festivalit të Këngës në RTSH…

Edhe vetëm 4 ditë na ndajnë nga 4 netët e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, që do të mbahet nga data 17 deri më 20 dhjetor.

Siç edhe e kemi zbuluar së fundmi, moderatorët e edicionit të 64-t të këtij festivali do të jenë aktori dhe moderatori Salsano Rrapi, së bashku me këngëtaren Arilena Ara, e cila është edhe fituese e festivalit të 58-të të këngës.

Sipas producentes së këtij edicioni, Belioza Çoku, tema e Festivalit të 64-t do të jetë “Neo Albania Future”, pra një vizion për të ardhmen e muzikës shqiptare.

Surprizat në 4 netët nuk do të mungojnë dhe mes 28 artistëve pjesëmarrës që do të performojnë do të ketë dhe artistë të tjerë të ftuar. E pikërisht në këtë temë, ka qenë vet Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH, Eni Vasili ajo që në profilin e saj në Instagram ka zbuluar se cili do të jetë i ftuari special.

Nëpërmjet një videoje të cilën e kishte “mbuluar” me foton e një filxhani me makiato, Vasili ka treguar se i ftuari i veçantë do të jetë pikërisht përfaqësuesi i Estonisë në edicionin e fundit të Eurovizion, Tommy Cash.

Kujtojmë se ai është këngëtari i këngës që u bë virale shumë kohë para se të vinte momenti i Eurovizionit, “Espresso Macchiato”.

Ky lajm ka gëzuar shumë fansat e festivalit dhe ndjekësit e Eni Vasilit, të cilët janë shprehur entuziastë në komentet e tyre.

Derimë tani nuk e dimë ende nëse këngët konkuruese do të emocionojnë njerëzit në sallë, ama është e sigurt që Tommy Cash do t’i ngrejë të gjithë në këmbë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com