Fansat e pakënaqur me JT: Merr pushim dhe na kthe lekët!
Justin Timberlake ka shkaktuar shqetësim tek fansat për shkak të pamjes së tij “të lodhur” në koncertin e tij të parafundit në Georgia javën e kaluar.
Gjatë muajve të fundit, fansat kanë kërkuar rimbursime pas një sërë shfaqjesh që janë cilësuar si “të turpshme dhe minimale”.
“Nuk mund ta besoj që pothuajse mbaroi! Do të më mungosh shumë, por e di që je I LODHUR!!! Prandaj pusho mirë dhe pastaj mund ta bëjmë sërish nga fillimi!”
“Të pashë në Atlanta në nëntor dhe ishe i mrekullueshëm. Koncerti më i mirë ku kam qenë ndonjëherë. Mendoj se thjesht ke nevojë për një pushim dhe për të marrë energji. Ke qenë në këtë turne për një vit.”, shkruajnë fansat e Justin