“Është shoqja ime më e mirë”, Bebe Rexha bën dedikimin e veçantë për nënën: Më lindi kur ishte 18 vjeçe, u rritëm bashkë
Bebe Rexha ka shpërndarë një video në rrjetet sociale që është totalisht një dedikim për nënën e saj.
Shqiptarja me famë botërore ka bërë një përmbledhje të fotografive nga fëmijëria e saj dhe i ka bashkuar në videon e publikuar në Instagram.
“Nëna ime më lindi kur ajo ishte 18 vjeçare. U rritëm bashkë, bëmë gabime bashkë. Jemi shoqe më të mirë”.
“Ajo erdhi të më vizitojë në ditën e nënës dhe jam shumë e lumtur”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos së shpërndarë në rrjetet sociale.
Kujtojmë që nëna e Bebes, Bukurije Rexha ka lindur në Amerikë nga prindër me origjinë nga Gostivarit i Maqedonisë së Veriut.
Ndërkaq, babai i saj, Flamur Rexha, ka lindur në Dibër, ndërsa emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 21-vjeçare.