Sorry, no posts matched your criteria.

Emocionuese – Mblidhen 1.7 milionë dollarë që veterani 88-vjeçar të heqë dora nga puna 8-orarëshe në market

Historia e veteranit 88-vjeçar Ed Bambas, i cili ishte i detyruar të vazhdonte të punonte çdo ditë për të mbijetuar, duket se ka marrë një kthesë të jashtëzakonshme.

Ai u bë i njohur disa javë më parë kur influenceri australian Sam Weidenhofer, i surprizuar teksa e shihte duke punuar në një supermarket në Michigan, e pyet për historinë e tij dhe arsyet që e mbajnë ende në punë. I moshuari i tregoi se në fakt kishte arritur moshën e pensionit që në vitin 1999 kur punonte për General Motors, por për shkak të sëmundjes së bashkëshortes së tij që tashmë nuk jeton më, ai u detyrua të kthehej në punë për të mbuluar shpenzimet. Sikur të mos mjaftonte kjo, punëdhënësi i tij në prag falimenti i hoqi edhe mundësinë e pensionit, çka e la Bambas në një situatë të vështirë.
Pa mjetet e nevojshme financiare për të përballuar shpenzimet e jetës dhe faturat mjekësore të gruas së ndjerë, ai rifilloi punën dhe prej gati një dekade punon 8 deri në 8.5 orë në ditë.

“E dija që duhej ta bëja. Zoti më ka dhënë forcë të jem ende në këmbë!” – shprehet krenar ai.

Historia e tij, e regjistruar e gjitha në video bëri xhiron e rrjetit, duke emocionuar miliona njerëz anembanë botës.

Por influenceri Weidenhofer nuk e la me kaq, pasi së bashku me influencerin tjetër Mike McKinstry nga Detroit, vendosën ta ndihmonin veteranin. Ata hapën një “GoFundMe” për të cilin fillimisht prisnin pak mbështetje, por rezultati i kaloi të gjitha pritshmëritë.

“Askush në moshën 88-vjeçare nuk duhet të punojë sepse ndjehet i detyruar. Kjo më thyen zemrën.” – tha Weidenhofer.

“GoFundMe” ka arritur tashmë shifrën marramendëse 1.7 milionë dollarë. Një shumë e majme kjo, e cila me siguri do t’ja lehtësojë ditët të moshuarit, duke i dhënë atij mundësinë të kalojë moshën e pleqërisë i qetë, pa qenë i detyruar të punojë nga 8 orë në ditë.
Ai u njoftua për “dhuratën” që njerëzit i kishin bërë, në një ceremoni emocionuese, çka surprizoi Ed i cili shpërtheu në lot.

Mund të themi që me këtë sasi parash tashmë, ai do të ketë mundësinë të kalojë edhe më shumë kohë me bashkëshorten e tij në zemër e në mendje, pasi ka rrëfyer se mundohet që të shkojë çdo ditë tek varri i saj.

“Ajo më udhëzon të bëj gjënë e duhur.” – ka rrëfyer Bambas. Por mesa duket, gjënë e duhur këtë herë e bënë influencerat dhe të gjithë njerëzit anembanë botës që dhanë kontributin e tyre për të moshuarin e palodhur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com