Elita Rudi përfundon në spital
Elita Rudi ka kaluar një moment të vështirë me shëndetin e saj. Ashtu si vetë na ka treguar në rrjetet sociale, moderatorja ka përfunduar në spital për të marrë trajtim më të specializuar. Moderatorja ka publikuar disa foto të saj, në të cilat shihet e shtrirë në një krevat spitali duke marrë serum. Ajo ka treguar se ka patur për disa ditë vështirësi shëndetësore dhe ka falënderuar stafin e mjekëve që është kujdesur për të në këto momente jo të lehta.
Gjithashtu ajo ju ka dhënë një këshillë të gjithë ndjekësve të saj në rrjete sociale. “Mos harroni të kujdeseni për veten, shëndeti mbi të gjitha”, tha Elita.