Einxhel Shkira kalon natën e parë me Dagz, foto nga shtrati ‘djeg’ rrjetin
Einxhel Shkira ishte një nga finalistet që mbrëmjen e djeshme përjetoi surpriza dhe emocione të mëdha. Moderatorja u rendit e treta në garë, por ajo ia doli të fitonte një projekt në Top.
Megjithatë Big Brother i saj është mëse i fituar edhe me gjetjen e dashurisë. Ajo dhe Dagz ishin një nga çiftet më të pëlqyera. Duket se dyshja tashmë kanë një lidhje stabël duke rrëfyer publikisht se janë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Ndaj thënë kjo, e kotë të pyesim se ku e kaloi natën e parë Einxhel. Vetë ajo ka publikuar foto ku shihet e kapur nga dora me partnerin, ku dhe i dedikon disa fjalë romantike. Më tej prezantuesja ka publikuar edhe foto nga shtrati dhe kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘ndizet’ rreth këtij çifti.