“Easy Albania” çel siparin me një event elitar, detajet e festës së veçantë
Tashmë është realitet. Easy Albania hap siparin e një epoke të re për Shqipërinë. Mbrëmjen e sotme është mbajtur edhe eventi për lançimin e këtij biznesi që do të ndryshojë njëherë e mirë filozofinë e blerjeve onlinë. Tashmë të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm, do të kenë një qendër tregtare online, për të mundësuar blerjet e tyre dhe jo vetëm.
Në ambjentet e Pallatit të Brigadave, Easy Albania ka festuar mbrëmjen e sotme mes miqve dhe të ftuarve VIP. Nuk ka munguar as fjala e kryebashkiakut Erion Veliaj, që ka komplimentuar CEO e Easy Albania, Sabi Osmani për këtë biznes inovativ. Tashmë Shqipëria ka “Amazon” e saj dhe ne nuk mund të jemi më të lumtur se kaq për suksesin e jashtëzakonshme të një brand-i shqiptar.