Sorry, no posts matched your criteria.

E trishtë! Luran Ahmeti humb betejën me Covid-19

Ditën e djeshme, Luran Ahmeti ka humbur betejën me Covid-19. Ai nuk arriti dot ta mundi këtë virus që na e ka bërë jetën më të vështirë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Rilind Gërvalla, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Virusi e mori edhe një shok shume te mire e patriot. Luran Ahmeti të jemi borxhli”, ka shkruar ai.

Luran Ahmeti ka lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare, por edhe atë të huaj. Ai ka luajtur në serialet më të njohur turq si “Lugina e Ujqërve” dhe “Sulejmani i Madhërishëm”, ku ka pasur rolin e Kusret Pashait.

Ai është një prej personazheve që ka bërë shumë bujë në fushën e aktrimit, duke arritur të bëhet kështu pjesë e shumë projekteve të njohura filmike dhe teatrore, si ato vendore ashtu edhe në projektet ndërkombëtare. Luran Ahmeti ka luajtur edhe në serialin “O sa mirë”, në të cilin kishte rolin e profesorit të Historisë.

Ahmeti la pas vajzën 6-vjeçare, bashkëshorten, një motër dhe prindërit. Humbja e tij ka shkaktuar pikëllim të thellë tek të afërmit dhe miqtë e aktorit, që kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com