“E kanë idenë se ç’fusin në trup?!” – Aktorja Kate Winslet kundër kolegeve, promovon bukurinë natyrale…
Aktorja Kate Winslet, e cila ka qenë gjithnjë admiruese e asaj që cilësohet si “body positivity”, nuk e ka fshehur kurrë mosdakordësinë ndaj industrisë së kirurgjisë plastike, duke kritikuar fiksimin pas perfeksionit. Sipas saj, ky fiksim rrezikon të ndryshojë tërësisht pamjen e njeriut, por edhe perceptimin ndaj vetes, duke shkaktuar shumë pasiguri, në vend që t’i largojë ato.
“Ka momente që mendoj nëse e kanë idenë se çfarë fusin në trupin e tyre, sa here që shoh aktoret e tjera të zbukuruara nëpër evente të ndryshme. Mungesa e respektit ndaj shëndetit të tyre është e tmerrshme. Kjo gjë më bezdis tani më shumë se kurrë.” – shprehet së fundmi Winslet.
“Është një kaos i vërtetë. Vajzat e reja nuk e kanë idenë se çdo të thotë të jesh e bukur.” – shton aktorja, e cila kërkon të thotë se i duhet thënë stop dietave ekstreme me bazë ilaçet, fillerave apo botox-it për të minimizuar rrudhat. Kate mendon se nëse vetvlerësimi i njerëzve është kaq i lidhur me pamjen e tyre të jashtme, atëherë situata është e frikshme.
Pavarësisht “body positivity” ose jo, pakënaqësia ndaj pamjes së jashtme mbetet shumë e përhapur në botë e kështu për shumë njerëz nis vlerësimi i kirurgjisë plastike si zgjidhje e problemeve. Një “modë” kjo që penalizon ato që quhen tashmë trupa normalë.
Një studim i kryer së fundmi mbi 13.731 adultë të rinj, zbuloi se 70% e grave dhe 60% e burrave ka shprehur pakënaqësi ndaj trupit të tyre. Këto pakënaqësi rrisin probabilitetin për t’ju drejtuar kirurgjisë estetike.
Kjo gjë nuk duhet të shihet si një “sulm” ndaj industrisë estetike që i ka përmirësuar jetën shumë personave, por ndërkohë ka edhe njerëz që e mendojnë ndryshe, pikërisht si aktorja Kate Winslet.
Por çfarë është “body posistivity”? Bëhet fjalë për një lëvizje të lindur në vitet ’60-’70 në SHBA, që u dha zë trupave të margjinalizuar, duke krijuar kështu një hapësirë edhe për trupat “joperfektë” si ato me shenja, strija, aftësi të kufizuara apo trupat me disa kilogramë më shumë. Sot, kjo fazë po u lë vendin një tjetre ndoshta më të maturuar si “body neutrality” apo “body liberation”, që përqendrohet më pak tek bukuria e trupit dhe fokusohet te liria e shprehjes estetike. Gjithësesi, kjo mbetet një betejë e vazhdueshme mes këndvështrimesh të ndryshme rreth bukurisë, natyrale qoftë ajo, ose e ndihmuar sadopak nga ndërhyrjet estetike.