Ditëlindja ndryshe e make-up artistes, Suela Çangu surprizohet nga dhuratat dhe qindra urime
Ditë feste për Suela Çangun! Make-up artistja më e famshme në trevat shqiptare feston sot ditëlindjen e saj. Natyrisht që në një ditë si kjo, nuk kishin sesi të mungonin urimet e familjarëve, miqve dhe shumë VIP-ave për një ndër emrat më të dashur në vendin tonë.
Me qindra kanë qenë ata që kanë uruar Suelën në ditën e saj të ditëlindjes, madje ndër ta edhe nga ata që kanë shpërndarë me ndjekësit në rrjetet sociale copëza të kujtimeve me të.
Dhuratat dhe suprizat e kanë shoqëruar përgjatë gjithë ditës make-up artisten, duke ia bërë këtë ditë edhe më të veçantë. Natyrisht që Global Woman i bashkangjitet urimeve për një nga njerëzit më frymëzues dhe profesionist!
Nuk na mbetet gjë tjetër veç të urojmë Suelën për qindra vite plot dritë dhe qindra suksese të tjera!!!
Happy birthday to the most wonderful Leo in the world!