Dhe kujt më shumë se Hailey Bieber do i shkonte “Versace” ?
Hailey Bieber, një nga emrat më të perfolur në botën e modelingut, sidomos pas prezantimit të saj në fushatën e Beyonce për firmën e njohur “Adidas”, kësaj rradhe vjen me diçka ndryshe.
Bukuroshja bjonde ka publikuar setin e saj fotografik për brandin më të njohur në botë “Versace”, frymëzuar nga Medusa.
Me flokët e lagur dhe shumë sensuale, shihet që pozon pa komplekse, me çantën e re të markës së njohur, shuma e të cilës ishte 1360 paund.
Nuk mund të lihet pa komentuar format e saj të trupit që është mbresëlënëse si gjithmonë.