
Dafina Zeqiri hap zemrën: Nëna ka qenë e sëmurë…
Dafina Zeqiri, këngëtarja e famshme, i ka bërë të ditur fansat e saj se shumë shpejt do të dali albumi i saj më i ri me titull “Dafinë moj”.
Aty do të flasi më tepër për jetën e saj, për ato që ka kaluar dhe çfarë i është dashur të bëjë të jetë këtu ku është tani.
Ka pasur njerëz që më kanë thënë s`ke baba, s`ke me ec përpara. Ti ke me arrit shumë në jetën tënde. Më shiko mua ku jam sot. Dhe ne kemi pasur një jetë të vështirë, me sfida. Nëna ka qenë e sëmurë dhe na ka rritur neve, tre goca, vetë. Ne jemi kujdesur për njëri-tjetrin. Dhe e di sa e vështirë është me qenë vetëm goca në një familje. Sa punë duhen bërë në shtëpi e duhet me u rrit para kohe. S’ke kohë me dalë si fëmijët e tjerë, me lujt. Disa gjëra duhet me i lënë mënjanë, për me u kujdes për njëri-tjetrin”, ka shkruar Dafna në një postim.
“Do të mësoni një pjesë shumë të madhe të timen në albumin tim ‘Dafinë Moj’”,, ka premtuar këngëtarja.
