Sorry, no posts matched your criteria.

Charles vendos: Djali i Meghan Markle dhe Harry nuk do të bëhet kurrë Princ

Djali i Princit Harry dhe Meghan Markle nuk do të bëhet kurrë një princ i mbretërisë. Princi Charles, i cili do të jetë mbreti i ardhshëm britanik, është i vendosur të kufizojë numrin e mbretërve kryesorë. Ai i ka bërë të ditur djalit të tij se ai do të ndryshojë dokumentet kryesore që do t’ia pamundësojnë Archie trashëgimin e titullit, raporton Page Six.

Vogëlushi aktualisht është i shtati në rreshtin e fronit. Lajmi nuk ka qenë i mirë për Harry dhe Meghan Markle, edhe pse të dytë braktisën detyrat e tyre mbretërore për të jetuar në SHBA. Pas publikimit të këtij lajmi raportohet se janë përkeqësuar edhe më shumë marrëdhëniet midis Harry dhe Pallatit Buckingham. Sipas planit të Charles, vetëm trashëgimtarët e fronit dhe familjet e tyre të afërta do të merrnin tituj të plotë, mbështetje financiare dhe policore të financuar nga taksapaguesit

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com