Çfarë po ndodh midis Artës dhe Butrintit? Arta Nitaj i jep fund aludimeve
Së fundmi, Butrinti ka lançuar këngën “Phantom” i cili rezultoi një sukses i vërtetë.
Pjesë e videoklipit ishte Arta Nitaj, e cila ishte provokuese dhe seksi duke shkëlqyer në të.
Një nga skenat që bëri më shumë bujë e që shpejt u kthye edhe në meme është çasti kur Arta i afrohet Butrintit dhe i thotë diçka në vesh.
Të gjithë fansat e Butrintit u bënë kuriozë të dinin se çfarë i ka thënë modelja dhe sot ajo i ka dhënë fund dilemës. E ftuar në emisionin “Rudina”, Arta tha se duke qenë se Butrinti jeton në Gjermani me shaka e ka pyetur “A po m’i bën letrat?”.
Fansat e Butrintit mund të flenë të qetë tani.