Çfarë ndodhi me Antonelën dhe Blerimin në prapaskenë?!
Dje në “Për’puthen” ka ndodhur një debat i fortë në studio midis Antonelës dhe Blerimit.
Pas këtij debati Bora kërkoi që dyshja të kishte një përballje 4 minuta me njëri-tjetrin, ku të kishin më shumë mundësi të sqaronin gjërat, mirëpo Antonela tha se nuk e pranon këtë përballje. Kjo gjë e acaroi keq Blerimin.
Në fund të dy u ulën përballë njëri-tjetrit, por Antonela u çua direkt dhe tha që s’dua të ti shoh sytë.
Mirëpo para se të ndodhte ky takim, ata të dy kanë pasur një përplasje tjetër mes tyre, që nuk është transemtuar në televizion. Është mësuar se teksa ishin në publicitet, Blerimi ka ofenduar Antonelën duke i thënë se është si ato femrat që “rrinë me këmbët hapur”. Për shkak të këtyre fjalëve, Antonela është larguar e përlotur nga studioja dhe ka kërkuar që të mos e ndjekë askush pas. Mirëpo Atdheu, me të cilin ajo e ka rregulluar tashmë marrëdhënien, i ka shkuar pranë për t’i dhënë mbështetje.
Antonela është mbyllur në tualet dhe është shprehur se është ndjerë e ofenduar, pasi në një farë mënyre Blerimi e ka cilësuar si një femër të ulët. E gjithë kjo situatë e ndodhur pas fikjes së kamerave, duket se çoi në acarimin e të dyja palëve.