Çfarë është mikro-tradhtia?
Edhe pse mund të mos jetë aq i dukshëm sa tradhtia fizike dhe as aq i fshehtë sa një lidhje emocionale, e ashtuquajtura “mikro-tradhti” mund të jetë po aq e dëmshme. “Është si një vdekje nga një mijë prerje me letër, vetëm se këto prerje janë ndaj besimit,” thotë terapistja, Erin Pash.
Edhe pse ky term tërhoqi më shumë vëmendje vitin e kaluar, pasi ylli i Real Housewives of Beverly Hills, Kyle Richards, pëlqeu një postim në Instagram për mikro-tradhtinë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Mauricio Umansky, mikro-tradhtia nuk është gjithmonë e lehtë për t’u përkufizuar. Më poshtë, gjithçka që duhet të dini për mikro-tradhtinë — duke përfshirë edhe mënyrën se si ta dalloni.
Çfarë është mikro-tradhtia?
Mikro-tradhtia i referohet thyerjeve të vogla të besimit që tregojnë se një person është emocionalisht ose fizikisht i përfshirë me dikë jashtë marrëdhënies së tij/saj. Siç e tregon edhe vetë termi, këto shkelje mund të jenë të fshehta dhe delikate.Mikro-tradhtia ekziston në atë zonë të pakëndshme gri, ku sjelljet nuk janë hapur të pabesa, por gjithsesi krijojnë çarje në themelin e besimit,” thotë Daren Banarsë.