Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë është Dita e Nevruzit dhe si festohet ajo në vendet e botës?

21 marsi shënon fillimin e pranverës, po për shumë njerëz në botë është gjithashtu nisja e Sulltan Nevruzit, ose siç njihet ndryshe, Viti i Ri Persian.

Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars, në Shqipëri kjo festë festohet më 22.

Novruz që ndryshe njihet si ( Noërouz, Nooruz, Navruz, Nauroz ose Nevruz), në gjuhën perse do të thotë ‘ditë e re’ dhe është festuar për më shumë se 3000 vite. Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror.

Novruzi festohet në Lindjen e Mesme, Azinë Qëndrore, Indi, Gjeorgji dhe Shqipëri.

PËRGATITJET PËR VITIN E RI PERSIAN, IRAN

Zakonisht, kjo festë zgjat tre ditë. Besimtarët bektashinj shkëmbejnë vizita tek njëri-tjeri dhe më pas kryejnë ritet fetare. Si një nga festat më të rëndësishme, ata nuk harrojnë të shkëmbejnë dhurata apo vizita nëpër shtëpitë e njëri tjetrit. Përsa i përket tryezës, nuk duhet kurrsesi të mungojë uji, veza, qirinjtë dhe jeshillëqet. Njerëzit ndihmojë ata që në nevojë dhe sipas traditës besimtarët shpërndajnë qumësht dhe sherbet, që simbolizojnë pastrimin e trupit dhe shpirtit.

Në ditët e festës bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose vendosin në hyrje të portave degë ulliri.

Edhe pse në vendin tonë dita e Sulltan Nevruzit nuk festohet me të njëjtin intensitet si në vendet më lart, kjo ditë shënon pushim zyrtar në kalendarin tonë. Përveç kësaj, pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk harrojnë ta festojnë duke shtruar tryezën me ushqimet simbol të 22 marsit.

Pjatat tradicionale të Nevruzit janë byreku me monedhën brenda, që sipas traditës kush e gjen nga pjestarët e familjes e pret një vit i mbarë. Në tryezë nuk duhet të mungojë mishi i pjekur dhe sigurisht ëmbëlsira tradicionale që është ashurja.

Kjo ëmbëlsirë e cila në bazë të saj ka qumështin që simbolizon qumështin e nënës, orizin që simbolizon bollëkun dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe.

Festa paraprihet nga CharshanbeSuri, që ndiqet në mbrëmjet e javës para Novruzit, me zjarre e fishekzjarre.

Përgatitjet e celebrimit të Novruzit përfshijnë blerjen e rrobave të reja, veshjen e kostumeve me zbukurime argjendi e floriri.

Në Iran celebrimet përfshijnë tavolinën e dekoruar të Haft Seen, ku familjarët presin momentin e ekuinoksit të pranverës.

Në Afganistan, festimet përfshijnë konkurime ‘buzkashi’ ku kalorësit ndeshen për hedhjen e trupit të dhisë së ngordhur.

Në Kinë, Novruzi celebrohet në rajonin autonom musliman Xinjiang Ujgur nga grupet etnike ujgure, taxhike, slar e kazake.

Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX kjo festë është shndërruar në një manifestim kombëtar. Diktatura komuniste-ateiste në Shqipëri, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian.

Në Shqipëri Dita e Novruzit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas muslimaneve suni, përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com