Çelsi Terziu
Çelsea është një grua shumë solare.Nga ato që të japin energji të mirë thjesht nga një ‘voice message’ që mund të të nisin në Whatsapp. Është 29 vjeç, një grua në karrierë, mami i një djali dhe e rrethuar me shumë dashuri. Për çdo që ka arritur në jetë është meritë e plotë e saj dhe vullnetit që ajo ka për të arritur ato ç’ka dëshiruar fort. Ka patur si eksperiencë edhe poste drejtuese, por ka ditur ta menaxhojë gjithcka me sukses dhe maturi.
Çelsi si është të jesh një grua në karrierë?
Është diçka aq e bukur por njëkohësisht edhe shumë e vështirë, plot sfida , disiplinë dhe përgjegjësi . Shumë punë e të mos harrosh qëndrimin me këmbë në tokë dhe mendje të kthjellët . Një rrugë që nëse nis je gjithnjë në kërkim të perfeksionit dhe të qënurit i realizuar.
Ma përshkruaj veten vetëm me tri fjalë?
Pozitive, korrekte dhe shumë e përkushtuar .
Sfidat më të mëdhaja që keni patur në jetë?
Jeta ka shumë sfida, por ajo që do të veçoja është t’ja dal e vetme , të ngrihem e të marrë përgjegjësinë në shumë aspekte të jetës , pa ja zgjatur dorën askujt.
Si i keni menaxhuar postin e drejtores, ishte e vështirë për ty?
Kam kuptuar që duhet t’a duash punën që bën, të zgjohesh me dëshirë e me vetbesim që gjithçka do të shkojë mirë dhe ti do t’ja dalesh pavarësisht çdo gjeje . Çdo post ka vështirësitë e veta, por mendoj që ekipi i duhur ta bën gjithçka më të lehtë e komode në çdo hap që hedh.
Si e menaxhoni kohën për punën dhe familjen?
Koha është e vetmja gjë për të cilën jemi në luftë të vazhdueshme sepse shohim që ajo ecën dhe ne vrapojmë t’a kapim. Por e kam gjetur të mesmen e artë, falë mbështetjes dhe përkrahjes që partneri im më ofron çdo moment duke më qëndruar pranë dhe duke më suportuar .
Sa kohë të “vjedh” puna nga momentet që duhet të kalosh me djalin tënd?
Jam e lumtur që kam një fëmijë i cili kupton rëndësinë e të punuarit, por koha ime për të është e shenjtë dhe e paprekur. Kam rritur një djalë të mbarë e për këtë gjë ndihem me fat .
Po bashkëshorti sa suportues është?
Falë tij dhe besimit që ai ka tek unë se mund t’ja dal në gjithçka jam gjithnjë e më shumë kërkuese ndaj vetes dhe ndjehem e plotesuar në femrën dhe Çelsin që përfaqësoj.
Na trego disa pasione të tjera të Celsit?
Pasionet e mia janë të gjitha të lidhura ngushtësisht me artin , më pëlqen të shijoj gjithçka të mirë. Një film, një koncert , një event, të kërcej, të udhëtoj e të gëzoj me ata që i ndjej pranë zemrës.
Si ja del të jesh një njeri kaq pozitiv në morinë e ditëve të ngarkuara që mund të kesh?
Mendoj se të qenurit një njeri i qeshur dhe i drejtëpërdrejtë përveçse mund t’i bësh mirë kujtdo që të ka pranë keq nuk ka nga ti . Prandaj përpiqem të jap më të mirën nga vetja , çdokush ka sfidat e veta në jetë, nëse unë s’mund të të them diçka të mirë për të bërë të të suportuar më mirë zgjedhë të hesht.
Ëndrra më e madhe që ke në jetë?
Ëndrrat janë për fillestarët, ëndrrat i zgjedhim vet nëse janë të prekshme apo jo. Por unë besoj në manifestimin e ndjenjës dhe dëshirës. Kështuqë di të them shumë punë dhe pranë njerëzve të duhur mund të ecësh shumë larg .