Britney Spears shpërthen në lot kur mëson se u ‘çlirua’ nga kujdestaria e babait
Britney Spears u pushtua nga emocionet pasi mësoi se babai i saj, Jamie Spears, u pezullua nga kujdestaria e saj pas 13 vjetësh. Page Six shkruan se ajo shpërtheu në lot gëzimi kur mësoi vendimin nga gjyqtarja.
“Britney shpërtheu në lot kur dëgjoi vendimin e gjyqtarit. Për një kohë tepër të gjatë, ajo kishte filluar të mendonte se nuk do ta shihte kurrë ditën kur kontrolli dominues i babait mbi çdo aspekt të jetës së saj do të përfundonte, por më në fund ndodhi. Ajo po kërcen nga gëzimi,” tha një burim pranë saj.
Gjyqtarja e Gjykatës Superiore të Los Anxhelosit, Brenda Penny pranoi se ishte në “interesin më të mirë” të Britney -t që të pezullojë Jamie, 69 vjeç, nga aranzhimi ligjor kufizues që ai krijoi në 2008, duke kontrolluar çështjet personale, mjekësore dhe financiare të vajzës së tij të famshme. Jaime Spears u zbulua të kishte kontrolluar çdo detaj të jetës së saj, duke i dhënë ilaçe me forcë, monitoruar çdo bisedë dhe regjistruar me video në dhomën e saj të gjumit edhe kur ishte me të dashurin.