Britney dhe Sam u martuan por ai nuk përfiton asnjë qindarkë nga pasuria e saj
Britney Spears ka siguruar pasurinë e saj prej miliona dollarëshe që para martesës së saj me Sam Asgharin, të dy kanë nënshkruar një kontratë paramartesore se bashkëshorti i saj nuk do të përfitojë asgjë nga pasuria e saj në rast se ata do të ndahen. Pavarësisht fitimeve marramendëse ajo do të ruajë të gjithë pasurinë e saj nëse gjërat shkojnë keq për të dhe Sam.
Këngëtarja numëron një pasuri prej 60 milion dollarë ku kjo pasuri vjen duke u rritur. Ajo do të jetë e vetmja trashëgimtare e pasurisë së saj.
Burime pranë çiftit të sapomartuar thanë se dyshja kanë firmosur një kontratë paramartesore “të hekurt” ku Sam nuk merr asnjë dollar nga pasuria që ka Britney deri më tani. Lëvizja nuk është edhe aq befasuese, pasi avokatët u thirrën menjëherë pasi çifti u fejua për të filluar me kontratat.
Sam Asghari ka bërë shaka në Insta Story e tij duke thënë se i duhej një kontratë paramartesore për të mbrojur të gjithë gjërat e tij në rast se gjërat shkojnë keq.