Bleona Qereti padit Evi Kokalarin i kërkon 2 milion dollarë dëmshpërblim
Bleona Qereti ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, duke kërkuar 2 milion dollarë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga shpifjet dhe dezinformatat që ka shpërndarë Evi Kokalari që prej vitit 2022. Në kërkesën ligjore, Bleona akuzon Kokalarin për fushatën e vazhdueshme të shpifjeve dhe sulmeve ndaj saj, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të saj.
Fushata e shpifjeve e nisur nga Kokalari ka përfshirë dezinformimin e figurave politike në SHBA dhe Shqipëri, duke tentuar të krijojë një imazh të shtrembëruar të Bleonës për interesat personale të saj. Këto veprime kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme në imazhin dhe karrierën e Bleonës, duke bërë që ajo dhe familja e saj të përballen me sulme të ulëta publike.
Sipas Bleona Qeretit për të mbrojtur reputacionin dhe karrierën e saj, ajo i kërkon që Evi Kokalarit të mbajë përgjegjësi ligjore për veprimet e saj dhe për të rivendosur të vërtetën.