Sorry, no posts matched your criteria.

Biografi i Princeshë Dianës nxjerr sërish bllof Meghan Markle!

Intervista e Meghan dhe Harry-t bëri bujë të madhe mediatike. Shumë të pathëna, bullizim, depresion, mendime për vetëvrasje, rracizëm u folën në këtë intervistë.

Mirëpo shumë nga ato që ka thënë Meghan, personazhë të njohur e kanë nxjerrë bllof. Njësoj ishte dhe me ditën e martesës.

Princ Harry dhe Meghan Markle pretenduan se u martuan në fshehtësi tre ditë para ceremonisë madhështore zyrtare, mirëpo kjo deklaratë u hodh poshtë nga certifikata e tyre e martesës.

Së fundmi është zbuluar për herë të parë certifikata e dasmës së çiftit nga Zyra e Regjistrimit të Përgjithshëm, e cila tregonte se më 19 maj 2018 dyshja u martuan në një ceremoni luksoze në Kalanë Ëindsor.

“Më vjen keq, por Meghan është qartë e konfuzuar dhe keqinformuar. Licenca speciale që hartova iu mundësoi atyre që të martoheshin në Shën George’s Chapel në Windsor dhe ajo që ndodhi me 19 Maj dhe që u pa nga miliona njerëz në të gjithë botën, ishte dasma zyrtare e njohur nga ligji dhe Kisha e Anglisë”, tregoi ish nëpunësi, Stephen Borton për “The Sun”.

Gjithashtu përveç kësaj, një tjetër detaj që i bëri përshtypje të gjithëve ishte fakti se Meghan tha se jetonte si e burgosur në Pallat.

Dukesha pretendoi se ata i kishin marrë pasaportën, çelësat e makinës e lejen e drejtimit. Mirëpo, biografi i Princeshë dianës, i cili ka qenë i pranishëm në Pallat, nuk mendon kështu.

Teksa fliste për “Royally Obsessed”, biogragi tregoi:

“Kur po shikoja intervistën, po thoja: Po, ndjenja e izolimit, ndjenja e dëshpërimit, pikërisht ajo që Diana më thoshte. Por pastaj përsëri, mirë, miqtë e mi thanë se e kishin parë Meghan-in duke ecur nga supermarketi ‘Ëhole Foods’ në Kensington High Street me qese ushqimesh duke u drejtuar për në Pallatin Kensington”, tha ai.

Nuk dukej shumë si burg. Miq të tjerë e kanë parë atë jashtë dhe me miqtë e saj në restorante, kështu që ajo, për mua, duket se ka bërë një jetë normale”.

Andrew Morton gjithashtu theksoi se Meghan fluturoi në Neë York me një avion privat kur së bashku me Harryn organizuan një festë ‘babyshoëer’ para ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Ai shtoi se dukesha bëri shumë udhëtime jashtë shtetit ‘pa veshur pranga’.

“Ka disa mospërputhje, por gjithashtu ka ngjashmëri edhe me Dianën. Ishte një intervistë komplekse dhe na ka lënë me shumë pyetje”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com