Sorry, no posts matched your criteria.

BE e shpreh qartë: Shtetet anëtare duhet të njohin martesat gay të lidhura ligjërisht në një vend tjetër të unionit

Rasti i dy qytetarëve polakë të së njëjtës gjini të martuar në Gjermani, të cilët kërkuan që martesa e tyre të regjistrohej edhe në gjendjen civile në Poloni, çka u refuzua bazuar në ligjet e vendit, ka nxitur një betejë ligjore brenda Bashkimit Europian.

Por pasi u njoh mirë me rastin, Gjykata e Drejtësisë e BE-së vendosi se çdo shtet anëtar i unionit është i detyruar të njohë një martesë gay të dy qytetarëve të BE-së kur kjo martesë është lidhur në një tjetër shtet dhe pavarësisht ligjit të vendit “pritës”.

Gjykata e BE-së, refuzimin e shtetit polak e ka cilësuar si cënim të lirisë së lëvizjes, si dhe mosrespektim të jetës private e familjare. Gjykata thekson se, edhe pse rregullat për martesën janë kompetencë kombëtare, shtetet anëtare duhet të zbatojnë normat e BE-së, kur kjo kompetencë prek të drejtat themelore të qytetarëve europianë.

“Kur qytetarët krijojnë një jetë familjare në një shtet pritës përmes martesës, ata duhet të kenë garanci se mund ta vazhdojnë këtë jetë familjare edhe pas kthimit në shtetin e tyre amë.” – thekson qartësisht Gjykata me seli në Luksemburg. Kështu, ky rregull ndoshta i pasqaruar mirë më parë e vendos shtetin polak në një situatë të ndërlikuar, si dhe i jep një sinjal shteteve të tjera me rregulla të ngjashme me Poloninë, se duhet të rishikojnë legjislacionin e tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com