Sorry, no posts matched your criteria.

Doni të rrisni biznesin tuaj?! Bashkohu me GLOBAL Woman & BERZH në Prishtinë

Global Woman Club Albania Kosovo vjen me një event special në Prishtinë në 21 shtator. Si një mbështetës i pakufizuar për fuqizimin e gruas në biznes dhe zhvillimin e saj, Global Woman Club Albania Kosovo, nëpërmjet këtij eventi dëshiron të promovojë dhe fuqizojë rolin e gruas në biznes.
Global Woman Club Albania Kosovo ka për qëllim që të mbështesë dhe udhëzojë nëpërmjet këtij eventi të gjitha SME që kanë interes të rrisin biznesin e tyre në rrugën e duhur me BERZH me Znj. Leonora Kusari (Priciple Manager EBRD WB Regional Coordinator BIP)
BERZH përmes kontributit të donatorëve si Komisioni Evropian, Holandës, Luksemburgut dhe Suedisë, ka arritur deri me tani të mbështesë mbi 1,000 Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM) me këshillime individuale nga fusha e strategjisë, marketingut, ISO standarde, e deri te sisteme të menaxhimit të prodhimit, financave apo burimeve njerëzore.
Znj.Kusari si njohëse e problematikave, jo të pakta që u dalin përpara grave kosovare gjatë zhvillimit të bizneseve të tyre me objektivin e programit Gratë në Biznes i BERZH-it, dega në Kosovë ka si qëllim të promovojë ndërmarrësinë tek gratë, më gjerësisht pjesëmarrjen e grave në biznes, duke ndihmuar NVM-të e drejtuara nga to për të aksesuar financat, njohuritë dhe shërbimet jofinanciare të zhvillimit të biznesit.
Nëse doni të bëheni pjesë e këtij eventi ju duhet të kontaktoni në [email protected] ose në numrin e telefonit +355 69 408 5791, për të mësuar më shumë rreth detajeve se ku do të zhvillohet eventi si dhe regjistrimin në të.
Mos mungoni!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com