Bashkëshortja e Johnson merr dozën e dytë të vaksinës edhe pse shtatzanë
Carrie Johnson ka thënë se “ndihet shkëlqyeshëm” pasi mori dozën e dytë të vaksinës anti-Covid. Ajo gjithashtu inkurajoi gratë e tjera shtatzëna të merrnin vaksinën.
Kur filloi programi i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar, këshilla fillestare për gratë shtatzëna ishte ta shmangnin vaksinën për momentin. Por kur të dhënat e sigurisë u bënë të disponueshme, këshillat ndryshuan duke inkurajuar gratë shtatzëna që të vaksinohen, veçanërisht sepse infektimi me Covid mund të jetë shumë i rrezikshëm për nënat në pritje.
33-vjeçarja, shkroi në një postim në Instagram se sapo mori dozën e dytë dhe u ndje shumë mirë!
“Unë e di se ka shumë gra shtatzëna që janë në ankth për marrjen e vaksinës kundër Covid, por provat janë tepër siguruese. Më e rëndësishmja, të dhënat tregojnë se nuk ka rrezik të shtuar të abortit, diçka për të cilën isha shumë e shqetësuar,” -shkroi ajo.
Johnson pësoi një abort në fillim të vitit 2021, për të cilin tha se mbeti “zemërthyer”. Ajo shtoi se ndihej e bekuar që ishte përsëri shtatzënë.