Aristela mashtron në program/ E vërteta i del sheshit
Aristela është një nga konkurentet më të reja në “Përputhen”, e cila ra në sy sepse pati një hyrje ndryshe nga vajzat e tjera. Djemtë duhet të zgjidhnin midis Sarës dhe Aristelës se kush do të hynte në program, por djemtë zgjodhën Sarën.
Pas televotimit që u bë, publiku vendosi se Aristela duhet të ishte pjesë e “Përputhen”.
Gjithsesi përpos kësaj, vetëm prej 2 ditësh, stafi i “Përputhen” iu ka dhënë mundësinë konkurentëve që të tregojnë çdo gjë që kanë ndodhur jashtë kamerave pa i penalizuar.
Sot ishte rradha e Aristelës ku ajo u shpreh se nuk kishte asgjë për të thënë dhe që skishte dal asnjëherë në kafe me dikë aty brenda.
Mirëpo e vërteta nuk qëndron kështu. Në studio u treguan pamje që Aristela kishte dal në kafe me Kristjanin, gjë që Aristelës i erdhi tepër e papritur. Ata të dy e përgënjeshtruan këtë gjë duke thënë se ishte pikërisht pronari i lokalit që insistoi që ata të ishin aty.
Siç mund ta shohim, të gjitha të vërtetat po dalin sheshit.