Sorry, no posts matched your criteria.

Alvisa dhe Bashkimi rrëfehen për herë të parë: Ja arsyet e zënkave tona

Bashkimi dhe Alvisa mbyllën pak javë më parë rrugëtimin e tyre në “Përputhen”. Dyshja dolën çift nga programi, për të vazhduar jashtë historinë e dashurisë.

Së fundmi, ata kanë qenë të ftuar në emisionin “Breaking”, ku kanë treguar sesi po shkon marrëdhënia e tyre.Të pyetur për momentin më të bukur në program, ata thanë të dy deklarimin dhe daljen nga programi.Alvisa tregoi se ajo është më e dedikuar në marrëdhënie, dhe shkruan më shpesh, por Bashkimi i ka bezdi mesazhet.

Të pyetur se çfarë i pëlqen dhe çfarë i acaron më shumë tek njëri-tjetri, ata thanë:

Alvisa: Më pëlqen më shumë artikulimi dhe kur nervozohet flet pa fund. E kam problem dhe këtë të mesazheve çfarë të bëjmë.

Bashkimi: Është me këmbë në tokë Alvisa, nuk mendoj se është më e njohur sesa është. Nuk i pëlqen zëri kur nervozohet.

Sa i përket marrëdhënieve me Arjan Konomin, Alvisa tregoi se nuk ka fare komunikim.

 “Nuk kam asnjë komunikim. Që kur kam hyrë më ka pritur me këmbët e para. Nuk kemi pasur kurrë marrëdhënie që të jetë thyer”, tha ajo.

Sakaq, Bashkimi tregoi se në fillim i kanë patur mirë marrëdhëniet por që kur nisi të dilte me Alvisën, gjërat ndryshuan.

Kujtojmë që çifti tregoi së fundmi se pikërisht Arjan Konomi ishte njeriu që s’do e ftonin në fejesën e tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com