Sorry, no posts matched your criteria.

A janë pajtuar 2 vëllezërit, Harry dhe William?

Intervista që dha Meghan Markle dhe Harry tronditi gjithë botën, jo më Pallatin Mbretëror.

Në intervistën e bujshëm, Princ Harry u pyet në lidhje me marrëdhënien me të atin dhe të vëllain.

“Kur dolëm nga familja mbretërore, ai nuk më përgjigjej në telefon për shumë kohë. Tani gjërat janë zbutur pak, por prapë nuk janë mirë. Megjithatë ai është im atë dhe e dua shumë.”

Të njëjtën gjë tha për vëllain e tij që e do shumë.

Mikesha e Meghan Markle ka zbuluar se mbas intervistës ai ka folur me familjen e tij.

“I telefonova për të parë se si ndihen dhe është e vërtetë, Harry ka folur me vëllain e tij dhe me babanë gjithashtu. Mua më thanë se këto biseda nuk ishin produktive, por ata janë të lumtur që të paktën kanë nisur të flasin.
Dhe unë mendoj se ajo që i shqetëson më shumë është se pallati vazhdon të thotë se do të punojnë për këto çështje privatësisht, por ata ende besojnë se ato histori të rreme janë shumë nënçmuese ndaj Meghan. Askush nga familja mbretërore nuk ka folur me Meghan, në këto momente që po flasim. Dhe unë mendoj se është shumë zhgënjyese për ta që flitet se familja mbretërore është raciste, kur e vetmja gjë që ata donin ishte që familja mbretërore të ndërhynte dhe t’i kërkonin shtypit që të ndalnin me publikimin e lajmeve të padrejta, të pasakta, të pavërteta dhe që patjetër kanë një prirje racoreDhe derisa ata ta pranojnë këtë gjë, do të jetë e vështirë që të vazhdojnë përpara. Por të dyja palët duan të ecin përpara me këtë histori dhe të dy duan shërim. Në fund të ditës, ajo është familja e Harry-t”, ka thënë Gayle King.

William shqetësohet nga fakti që Harry tha se William dhe babai i tij, Princi Charles, ndihen si të burgosur për shkak të detyrimeve të tyre mbretërore.

Sipas mediave të huaja, marrëdhënia e tij me Mbretëreshën Elizabeth po përmirësohet dita ditës, duke marrë parasysh që William ishte i pari që mbrojti publikisht familjen mbretërore pas intervistës.

Marrëdhënia e tij me babanë është gjithashtu më e mirë, duke marrë parasysh që çdo ditë Ëilliam sheh gjithnjë e më shumë ngjashmëri midis tij dhe vetes.

Megjithatë, William ende shpreson që marrëdhënia e tij me të vëllain të përmirësohet, pavarësisht se tashmë janë të zemëruar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com