Sorry, no posts matched your criteria.

A bëhet Sara xheloze për Dafinën dhe Duan? Flet Ledri

Këngëtari Ledri Vula ka qenë i ftuar këtë të premte në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Donald dhe Romeo Veshaj.

Gjatë intervistës dhe pyetjeve të drejtuara ndaj Ledrit kuptuam se Sara Hoxha nuk është aspak tipi xheloz i femrave. Sa xheloze është Sara për Ledrin, kur ai vazhdon ende të ketë bashkëpunime me ish-të dashurat si Dafina Zeqiri apo komunikim me Dua Lipën? Ledri tha se ajo nuk e ka ndaluar që të bëje bashkëpunime muzikore me asnjë këngëtare, veçanërisht me Dafina Zeqirin.

“Kush është këngëtarja për të cilën Sara është bërë xheloze për ty dhe të ka ndaluar të bashkepunosh?”

“Sara kur nuk më ka ndaluar të bëj këngë me Dafinën për të tjera nuk bëhet xheloze”, tha Ledri.

Ledri po ashtu u pyet edhe nëse është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pasi kjo mund ta kishte ndihmuar për tregun ndërkombëtar. 

“Unë dua të mbes në tregun tonë, po të doja do kisha bërë me të jashtmit, por unë vazhdoj me bo këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”- ishte përgjigja e reperit, sigurisht një përgjigje mjaft diplomatike, ndërkohë që zbuloi mesazhin që ka marrë nga Dua: “A të kallëzoj të drejtën, më ka bërë përshtypje duke e marrë parasysh që është një yll botëror, se nuk e kam prit që të më përgëzonte pas natës në Sunny Hill, s’më ka shkruajtur vetëm mua, por mua edhe Lumit na ka shkruar Dua Lipa”, 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com