Sorry, no posts matched your criteria.

27 vjetori i “cmendur” i Arilenës në Mykonos…

Arilena Ara feston 27‑vjetorin e lindjes një ditë shumë e veçantë për yllin e muzikës shqiptare, duke zgjedhur edhe një vend të magjishëm sic është Mykonos me plot energji verore. Këngëtarja ka zgjedhur të arratiset në Greqi në këtë ditë speciale me miqtë me të afërt të saj dhe këtë e shohim përmes videove që ajo ka postuar në Instagramin e saj, ku duket në formë të shkëlqyer teksa festoon. Arilena ka shumë arsye për të festuar pasi pak kohë më parë ka publikuar dhe këngën e saj, “Weightless” një power‑ballade e shkruar nga legjenda Diane Warren. Për Arilenën ky tingëllon si një hap i madh drejt skenave ndërkombëtare ku në kuadër të bashkëpunimit me Diane Warren, Arilena u shpreh se është në punë e sipër edhe për një EP dhe një duet me një artist ndërkombëtar. Kjo tregon që jemi vetëm në fillimet e një udhëtimi emocionues me zërin që i rrëmbeu zemrën Diane‑s dhe e lançoi këngëtaren shkodrane në tregun ndërkomëbtar. E pse jo mezi presim ta shohim Arilenën krah Lady Gagas një ditë dhe ky në fakt është edhe urimi jonë për të… Gëzuar ditëlindjen!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com