Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Europës në peshëngritje
Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Europës në peshëngritje, në stilin e shkëputjes.Edhe pse garoi në baterinë B, Qerimaj ngriti në total 150 kg duke u renditur i pari në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.
Po në këtë kategori, garoi edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Briken Calja i cili u skualifikua për shkak se dështoi në tre tentativat që zhvilloi.
Ndërsa, dy ditë më parë, peshëngritësja Evangjeli Veli u shpall kampione e Europës në dygarësh për peshën 55 kg.