Sorry, no posts matched your criteria.

Sa fitoi Dolce & Gabbana nga dasma e Kourtney-t dhe Travis

Dolce & Gabbana veshën jo vetëm nusen dhe dhëndrin, por edhe të gjithë familjen Kardashian-Jenner në dasmën e mbajtur pak ditë më parë në Itali.

Mos e besoni po deshët por marka prestigjoze ishte ajo që fitoi më shumë nga dasma luksoze e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali.

Kompania ka fituar nga dasma një shumë të madhe prej 25,4 milionë dollarë në vlerën e ndikimit në media, sipas Launchmetrics, më shumë se gjysma e totalit prej 47 milionë dollarësh të gjeneruar nga ngjarja deri më tani.

Marka luksoze italiane ishte gjithandej në dasmën e çiftit në Portofino fundjavën e kaluar sepse nuk veshi vetëm dhëndrin dhe nusen por të gjithë familjen Kardashian-Jenner.

Nëse kthehemi pas në kohë, në martesën e Priyanka Chopra dhe Nick Jonas në vitin 2018 në Indi, Ralph Lauren gjeneroi pothuajse 22 milionë dollarë duke veshur Chopra dhe Jonas për ceremoninë e tyre. Këtë shifër Dolce & Gabbana e ka tejkaluar që tani me dasmën e Kourtney dhe Travis.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com