Beniada ka një mesazh publik Donaldit
Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, finalistët tashmë i janë rikthyer jetës normale teksa nuk kanë munguar as daljet publike. Janë të shumtë ish-banorët që kanë folur në intervista rreth eksperiencës së tyre në reality-shown e famshëm dhe mes tyre është edhe Beniada.
Super modelja së fundmi ishte e ftuar në “Ftesë në 5” ku ka treguar detaje lidhur me disa nga temat më të diskutuara brenda shtëpisë. E pyetur për marrdhënien me Monikën, modelja tha se ka shumë vlerësim për të, edhe pse nuk është përshtatur.
“Monika është një super grua, por nuk u përputhëm me karaktere. Nga fundi më ka pëlqyer më shumë se në fillim.Përveç disa banorëve që nuk i kam takuar se nuk kanë qenë, por me të gjithë afërsisht kam folur.”
Ajo u pyet po ashtu se çfarë do t’i thoshte tani Donaldit tani. “S’ka rëndësi kush ka fituar gjithë Shqipëria të do, vazhdo karrierën tënde, mos mendo çka thonë njerëzit, të vazhdojë objektivin që ka pas kur ka hyrë brenda”, u shpreh modelja.
Ndër të tjera, Beniada shtoi se një nga situatat që e ka prekur më shumë ka qenë konflikti midis Einxhel dhe Donaldit, ku ajo kishte një raport shumë të mirë me secilin prej tyre.
“Gjëja që na ka prekur më shumë ka qenë situata me Einxhelin që të rrija më shumë me të dhe të mbaja qëndrim ndaj Donaldit. Kështu jam edhe jashtë, kur dy shokë zihen. Kam mbështetur shoqen time aty brenda, por po të kthehem brenda, sillem njësoj. Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë, është super djalë. Një defekt i tij është se përdor gjithmonë zemrën dhe kur përdor zemrën, mund të lëndohesh.”- u shpreh ajo.
Ndërkohë, e pyetur se me cilin prej djemve do ishte lidhur ose ka patur një pëlqim, ajo nuk përmendi asnjë emër, duke u shpreh se i ka të gjithë miq.
Pas mbarimit të emisionit për momentin ajo nuk ka kontakte me asnjë nga banorët, pasi po shijon kohën me familjen e saj. Ndërkohë, Beniada tregoi se gjëja e parë që ka bërë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëria është se ka blerë një trileçe.