Kush është e dashura e re e Kanye West?
Kanye West, megjithë lutjet e tij publike për rikthmin me Kim, duket se po dorëzohet dhe po vazhdon jetën e tij, duke nisur një lidhje me aktoren Julia Fox.
Dyshja u panë së bashku në fillim të vitit në Miami dhe më pas në New York City, ku morën pjesë së bashku një shfaqje në Broadway dhe u fotografuan duke qeshur në shoqërinë e njëri-tjetrit përpara se të ktheheshin në hotelin e West.
Por kush është Julia Fox?
Ylli 31-vjeçar italiano-amerikan u bë e njohur me interpretimin e saj përballë Adam Sandler në filmin “Uncut Gems” të vitit 2019, debutimi i saj në film.
Më vonë, Fox filloi punën si modele, duke pozuar për numrin e fundit nudo të Playboy në vitin 2015. Ajo gjithashtu ka botuar vetë dy libra mbi fotografinë dhe ka organizuar një ekspozitë arti të titulluar “R.I.P. Julia Fox”, ku ajo përdori gjakun e saj për të njollosur kanavacat e mëndafshta.
Fox ka qenë e hapur për varësinë e saj nga droga që kur u bë e famshme, duke thënë në një intervistë se pësoi një mbidozë në moshën 17-vjeçare, pas abuzimit me heroinën dhe pilulat.
Fox u martua me pilotin Peter Artemiev në vitin 2018 dhe mirëpritën djalin e tyre Valentino më 17 janar 2021. Ajo e ka quajtur ditën kur u bë nënë, ditën më të mirë të jetës së saj. Fatkeqësisht, Fox e ka akuzuar ish-burrin Artemiev se ishte një alkoolist dhe një “baba të papërgjegjshëm” për djalin e tyre.