Sorry, no posts matched your criteria.

Renis Gjoka flet për partneren dhe i bën një dedikim romantik publikisht

Renis Gjoka ka vendosur të realizojë një koncert të titulluar “Rock the dictator” brenda ambienteve të viles së ish diktatorit Enver Hoxhës dhe kjo aspak rastësisht.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC, Renisi ka sqaruar se pse ka vendosur pikërisht në atë ambient për të mbajtur koncertin e tij.

Këngëtari tregoi se dëshiron të performojë zhanrin e ndaluar nga ai sistem, pikërisht nën çatinë e diktatorit, ku merreshin vendimet çnjerëzore kundrejt popullit dhe në veçanti, kundrejt artistëve qe guxonin të thithnin ajër perëndimor.

“Ky ka qenë një projekt që e kam patur prej kohësh në mendje. Fillova ta mendoja seriozisht në fillim të dhjetorit dhe për këtë publikisht gjej rastin që të falenderoj Eugent Bushpepën dhe Eg Laknorin. Ne të tre kemi qenë në një tavolinë bashkë dhe Gentin e falenderoj që më dha shtysën. Genti në atë kohë po bënte koncertin e tij. Është xhiruar në vilën e Enver Hoxhës, titullohet “Rock the dictator”. Ka një simbolikë patjetër. Pikërisht në ambjentet ku diktatori merrte vendime kundër lirisë së fjalës, kundër muzikës perëndimore, kundër rock-ut në veçanti.

Pikërisht në këto ambjente, në këto mure, nën këtë çati, ne vijmë të gjithë së bashku dhe bëjmë sa më shumë zhurmë në rrymën rock dhe bëjmë në një farë mënyre protestë  dhe çlirojmë vilën më në fund”, tregoi Renis Gjoka.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com