Sorry, no posts matched your criteria.

“Jam e gjitha natyrale”, njihuni me Modelen që fiton 100 mijë euro në muaj nga ngjashmëria me Kendall Jenner

Ylli i “Instagram”-it, Camila Luz, ka treguar se si njerëzit e ndalojnë në rrugë dhe i kërkojnë fotografi, pasi e ngatërrojnë me supermodelen, Kendall Jenner.

Modelja braziliane fiton një shumë marramendëse prej 100 mijë dollarësh në muaj, vetëm duke postuar fotografitë e saj në rrjetet sociale. E gjithë fama është për shkak të ngjashmërisë së saj të madhe me motrën e Kim Kardashian.

Camila ka zbuluar se pamja e saj është e gjitha natyrale dhe se nuk ka bërë asnjë operacion plastik. Modelja seksi ka punuar gjithashtu me markat e revistave globale si “Marie Claire” dhe “Glamour”.

Por pjesë e suksesit është edhe ngjashmëria e saj me 25-vjeçaren Kendall. “Kam ardhur nga Brazili pak javë më parë, e njerëzit më ndalojnë në rrugë e më pyesin nëse jam Kendall Jenner”, tha Camila duke shtuar se nuk ishte e suprimuar nga kjo gjë, pasi i ndodh shpesh që ta ngatërrojnë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com