Sorry, no posts matched your criteria.

Luana Vjollca dasmë në shtator? Moderatorja dhe partneri i saj gati t’i thonë “PO” njëri-tjetrit

Luana Vjollca, moderatorja e njohur, prej kohësh është përfolur se është në një lidhje me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj.

Moderatorja gjithmonë ka qenë tepër e rezervuar përsa i përket jetës së saj private dhe kurrë nuk e pranoi nga goja e saj se është në një lidhje me Krenarin.

Luana dhe Krenari janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi dëshmitarë të lidhjes së tyre, që duket se më në fund do të kurorëzohet me martesë!

Sipas “Balkanweb”, ata janë gati t’i thonë “Po” njëri-tjetrit dhe përgatitjet për dasmën kanë nisur.

Ceremonia e tyre që mendohet të jetë shumë private, do të mbahet në muajin shtator, ndaj 30-vjetori do ta gjejë me një status të ndryshuar moderatoren.

Vetë Luana s’ka dhënë ende asnjë informacion lidhur me dasmën e shumëpërfolur, ndërkohë që fansat e saj presin me kuriozitet të madh çdo të re.

Duke njohur natyrën diskrete të Luanës, vështirë se ajo do të pranojë të ndajë detaje me fansat e shumta që ka. Ndaj ne nuk na pretet gjë tjetër veçse të presim shtatorin, për të parë nëse çiftit do ti shpëtojë ndonjë copëz nga intimiteti i dasmës së tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com