Nga ndarja deri tek darka së bashku, çfarë i bëri bashkë Jennifer-in dhe Alex?
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre disavjeçare. Në fillim dyshja e mohoi këtë gjë, por më pas nuk kishin nga t’ia mbanin.
Ato e pranuan vetë me gojën e tyre ndarjen dhe tha se e shohin më mirë njëri-tjetrin si miq.
“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- u shpreh dyshja.
Mirëpo këtej pranuan ndarjen dhe këtej darkojnë së bashku. Çfarë po ndodh kështu me dyshen e komentuar?
Dyshja u panë duke darkuar së bashku gjatë fundjavës në Hotel Bel-Air në Los Angeles. Kështu kanë bërë me dije burimet për Page Six, të cilët thanë se ish-çifti ishte në hotelin luksoz të premten në mbrëmje.
Ky është i njëjti restorant ku ata realizuan takimin e tyre të parë në vitin 2017. Thuhet gjithashtu se J Lo zotëron një rezidencë prej 28 milionë dollarësh në atë lagje.
Sipas burimit, J.Lo dhe A-Rod dukeshin të afërt dhe takimi dukej miqësor.
“Mes tyre dukej se ende kishte dashuri dhe respekt”, -tha burimi.
Thuhet se ata po vazhdojnë të punojnë së bashku në projekte biznesi, ndërkohë është e paqartë arsyeja e këtij takimi.