Sorry, no posts matched your criteria.

E pabesueshme! Netflix shpenzon shumën marramendëse për dokumentarin e Kanye West

Kanye West ka qenë në qendër të vëmëndjes për shkak të ndarjes së tij nga Kim Kardashian.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

Gjithashtu diccka tjetër e rëndësishme është dokumentari që do të dalë në Netflix. Që prej fundit të viteve 1990, reperi Kanye West ka nisur të filmojë çdo detaj të jetës së tij dhe duket se tashmë ka ardhur momenti që ky dokumentar të lançohet.

Bashkëpunëtorët e tij, Simmons dhe Ozah kanë mjaftueshëm material për të përmbledhur në dokumentar të gjithë historinë e Kanye-t, që nga fillimi i karrierës së tij në Chicago, vdekja e nënës së tij Donda Ëest, përpjekjet për t’u futur në industrinë e modës dhe garën presidenciale në vitin 2020.

Ende nuk dihet nëse në këtë dokumentar do të përfshihen detaje rreth problemeve të shëndetit mendor të reperit, i cili në vitin 2016 u shtrua gjithashtu në spital në Los Angeles.

Sigurisht në këtë dokumentar do të hidhet dritë edhe mbi divorcin e bujshëm me Kim Kardashian, ndaj platforma Netflix ka bërë çmos ta blejë këtë dokumentar.

Sipas “Billboard”, Netflix ka shpenzuar më shumë se 30 milion dollarë për të blerë dokumentarin e Kanye West, i cili me siguri do të jetë ndër më të ndjekurit dhe pritet të bëjë namin! Fansat janë të gjithë sy e veshë!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com