Fationi thumbon Andin pas deklaratës së dhënë
Në një intervistë të dhënë tek aplikacioni më i ri i “Për’puthen” Tea tha se Andi vazhdonte lidhjen e tij jashtë me personin e zemrës dhe të gjithëve i shkoi mendja tek Melisa.
Andi ka reaguar në lidhje me deklaratat e Teas, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të japë edhe ai versonin e tij.
“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh…
Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh.
Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim…
Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në “Facebook” do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, ka shkruar Andi dhe të gjithë jemi sy e veshë mbi atë që ai do të rrëfejë për të kuptuar më mirë se çfarë fshihet pas gjithë kësaj historie.
Mirëpo pas kësaj deklarate, ka pësuar edhe një reagim nga Fation Kuqari, ky i fundit ka ironizuar Andin, duke u shprehur se ai është i gatshëm që të japë gjithçka vetëm për disa ndjekës ose para.
“Hahahaha në ça bote jetojmë meshkuj që lënë pjeshkën me koncesion për follow mendo për lekë ç’bëjnë. Yy barbona. Po kapa 3000000K ndjekës në Facebook ose në Insta do tregoj si bëj shurrën”, ka shkruar Fationi.