Përballja e Shqipes dhe Teas: Nuk t’i harroj ato që më ke bërë
Tea dhe Shqipja, ish konkurrente të “Për’puthen”, asnjëherë nuk kanë shkuar mirë bashkë si në emision ashtu dhe jashtë saj.
Ato kanë pasur debate të forta me njëra-tjetrën, madje kulmi i agravimit të situatës ndodhi kur Shqipja i përmendi Teas balonin që kishte vendosur.
Si rrjedhojë e kësaj situate Shqipja u përjashtua. Mirëpo nuk mbeti me kaq!
Zënkat apo thumbat vazhduan dhe jashtë. Shqipja nxorri “bombat” e saj në lidhje me Tean siç ishte dhe lidhja e fshehtë që Tea kishte me Beartin.
Dy “armiket e përbetuara”, Tea dhe Shqipja, janë bërë sërish bashkë.
Ishte Shqipja ajo që ndau në InstaStory një foto të edituar nga fansat, ku shfaqej portreti i bashkuar i të dyja vajzave.
Shqipja e identifikoi veten si vullkan, teksa Teas i vendosi një akull.
“Mos e humbni nesër, kemi mysafirë specialë”- ka shkruar Shqipja krahas postimit, duke na bërë kuriozë të gjithëve.
Dhe ashtu ka ndodhur, sot dy vajzat u përballën për herë të parë me njëra-tjetrën në ekran. Të ftuara në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” për të diskutuar për negativitetin e madh të publikut ndaj figurave të ekranit, biseda mes vajzave nisi menjëherë me tone të larta. Shqipja tha se Teas nuk do ja fal kurrë ato që ka thënë për të në emision dhe me ironi u shpreh se Tea ka qenë vetëm e vërteta e vetes.
“Nuk mund ta kthejmë të keqen me të mirë, këtë e kemi parë. Ti çfarë nuk ke thënë për mua brenda atij programi dhe në mënyrën më të shëmtuardhe më ke gënjyer sy për sy dhe Tea unë ty këto nuk t’i harroj. Do t’i mendosh do t’i elaborosh dhe do vish të m’i thuash.
Ajo ka qenë e vërteta e vetes së vet. Vetëm me veten tënde ke qenë e vërtetë, vetëm me gjërat që ke bërë ti ke qenë e vërtetë”, tha Shqipja drejtuar Teas.