Sorry, no posts matched your criteria.

Qytetarë dhe personazhe VIP i bashkohen protestës kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve

Në rrjet është ngritur një tjetër denoncim për qentë endacakë ne kryeqytet. Së fundmi kanë nisur të qarkullojnë disa video në të cilat shihet se si policët bashkiakë marrin qentë zvarrë në lagjet e qytetit dhe i çojnë më pas në spital për t’i vrarë me acid klohridrik ne zemër. “ARSA Albania” ka qenë e para që ka bërë denoncimin dhe ka publikuar videon rrëqethëse nga Kashari. Disa qytetarë kanë nxituar sot të shpëtojnë qentë, por janë përballur me arrogancën dhe dhunë nga policët që i kanë larguar me forcë.

Ditën e djeshme, qytetarë të thjeshtë dhe personazhe të njohur të showbiz-it i janë bashkuar protestës kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve.

Në protestën me moton “Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve” janë të pranishme Roza Lati, Besa Kokëdhima, Dorina Mema e shumë personazhe të tjerë.

“Mbrojtja e kafshëve është e rëndësishme për një komb, kështu shoqëria ecën përpara dhe arrihet një frymë pozitive”-janë shprehur ata.

Ndërkohë që qytetarët prej orësh i kërkojnë llogari kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, për këtë rast, ai nuk ka bërë asnjë lloj reagimi dhe vazhdon të merret me fasadën në rrjete sociale për fushatën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com