6 këshilla për një nxirje të përsosur dhe më të sigurt
Mbrojtja e lëkurës është e domosdoshme, veçanërisht gjatë verës. Gjatë kësaj stine, të gjithë duam një arrijmë një nxirje uniforme deri në ditët e vjeshtës. Këto janë disa këshilla se si të nxiheni në mënyrë të sigurt, si ta përgatisni siç duhet lëkurën dhe si të shmangni dëmtimet nga rrezatimi UV.
Zgjidhni një krem me SPF të lartë
Nëse mendoni se duke përdorur një produkt me një indeks më të vogël, do të nxiheni më mirë e keni gabim. Për mbrojtjen e lëkurës, sigurohuni që të zgjidhni një produkt me SPF 30 ose SPF 50. Vendosni një sasi të mjaftueshme në fytyrë, qafë dhe trup dhe mos harroni ta riaplikoni çdo dy orë.
Bëni pak pushim
Pushimet e shkurtra nga dielli gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e djegies nga dielli, duke e bërë nxirjen më të sigurt dhe të zgjasë më shumë. Gjithmonë mbani çadrën me vete dhe sigurohuni që të qëndroni në një vend me hije në intervale të rregullta.
Dilni në diell në kohën e duhur
Mjekët paralajmërojnë të shmangni ekspozimin ndaj rrezeve të diellit midis orës 10 të mëngjesit dhe 4 pasdite. Por mos mendoni se nëse jeni të ekspozuar ndaj diellit pasdite nuk do të arrini nxirjen e dëshiruar. Është më mirë të qëndroni në plazh pasdite, për të arritur nxirjen e dëshiruar.
Zgjidhni ushqimet e duhura
Ka ushqime që mund të përshpejtojnë nxirjen, ndërsa gjithashtu mbrojnë nga djegia. Këto janë ushqime të pasura me karotinë B si speca, karota, pjepër, perime me gjethe si spinaqi. Beta-karoteni ka veti antioksiduese që mund të zvogëlojnë dëmtimin e shkaktuar nga rrezatimi UV.
Hidratoni trupin tuaj
Hidratimi i duhur ndihmon gjithashtu që nxirja të zgjasë më shumë. Fillimisht duhet të pini shumë ujë gjatë qëndrimit në plazh, për të shmangur dehidratimin. Për më tepër, një krem hidratues intensiv për trupin, ushqen lëkurën dhe zvogëlon formimin e qelizave të vdekura që ndryshojnë nxirjen.
Përgatitni lëkurën tuaj siç duhet
Para se të shkoni në plazh, sigurohuni që të shtresoni trupin tuaj me një produkt pastrimi për të hequr qelizat e vdekura.