Sorry, no posts matched your criteria.

Xhensila Myrtezaj, shtatzënë për herë të dytë?!

Këngëtarja e famshme, Xhensila Myrtezaj prej disa ditësh ka qenë në qendër të vëmëndjes.

Në rrjet po qarkullojnë lajme se Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër për herë të dytë.

Shkak është bërë një koment nga blogerja e njohur, Vjosa Muriqi, e cila publikoi në llogarinë e saj ën Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë lajmin se është shtatzënë për herë të tretë.

Në këtë postim, Xhensila Myrtezaj e uroi mikeshën e saj për pritjen e ëmbël.

“Urime zemër”, i shkroi këngëtarja Vjosës.

Ndërkohë, kjo e fundit iu përgjigj: “Urime edhe ty!”, duke treguar se Xhensila mund të jetë në pritje të ëmbël.

Çifti akoma nuk ka konfirmuar asgjë nga ky lajm dhe të gjithë jemi sy e vesh!

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com