Sorry, no posts matched your criteria.

Xhensila Myrtezaj rrëfen për herë të parë se si e përjetoi ndarjen e prindërve

Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar në “A live night”, ku na ka rrëfyer për vështirësitë që ka hasur gjatë fëmijërisë të saj. Ajo tha se gjatë gjithë kësaj periudhe iu desh të kuptonte se çfarë ishte jeta, edhe pse më parë se bashkëmoshatarët e saj.Xhensila ka falenderuar të ëmën që edhe pse me vështirësi ja ka dale të rritë dhe edukojë atë dhe motrën e saj.

“Në fakt fëmijëria ime ka qenë paksa e pazakontë. Prindërit më janë divorcuar në një moshë të vogël timen. Ka qenë një periudhë sfiduese, edhe pse fëmijë kuptova se çfarë ishte jeta. Ndoshta më parë se bashkëmoshatarët e mi. Kuptova që me sakrifica me dhimbje ti kupton se çfarë është jeta dhe çfarë të duhet në jetë.Familja, që unë e kam shumë të rëndësishme dhe unë e kam shume të shenjtë edhe sot e kësaj ditë, është objektivi më i rëndësishëm i jetës sime. Nëse do i përulesha një njeriu në jetë, ajo është vetëm nëna ime.

Sakrificat e nënës sime kanë qenë të jashtëzakonshme. Tani që jam nënë, është instinkti që të bën më luftarake për fëmijën, krijesën që ke sjellë në jetë. Për mamanë time ka qenë shumë e vështirë, ajo ka kamufluar gjithmonë dhimbjen, vështirësitë në mënyrën më të mirë.Tani e kuptoj shumë më mirë, jam nënë vetë dhe kam përkrahjen e Besit në çdo kohë dhe përsëri është e vështirë mëmësia, mere me mend si është për një femër të vetme që ti sigurojë, ushqimin, edukimin e vajzave të saj. Prandaj them se femrat janë më të forta se gjithçka që na rrethon”,-ka rrëfyer Xhensila.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com