Sorry, no posts matched your criteria.

Wow! Eva Murati lidh kontratë me markën e famshme italiane

Eva Murati, moderatorja e suksesshme, ka firmosur një kontratë të rëndësishme me markën e famshme të të brendshmeve me bazë në Milano, “Yamamay”.

Kur u pyet nëse do e lërë Shqipërinë pas firmosjes së kësaj kontrate, moderatorja tha:

“Jo nuk mund ta them që do e lë, puna ime këtu në Shqipëri është shumë e rëndësishme dhe padyshim unë ndihem shumë mirë me gjithë karrierën time që kam ndërtuar këtu, po pse jo këto vajtje ardhjet më pëlqejnë shumë aq më tepër në televizionin italian”.

“Është një kontratë me një kompani menaxhimi dhe padyshim për punë dhe projekte të ndryshme. Deri tani kemi përmbyllur me dy firma shumë të rëndësishme që operojnë edhe në Shqipëri, për çanta dhe rroba banjo”, tregoi Eva më tej për këtë kontratë.

Kujtojmë që moderatorja bukuroshe rrëmbeu vëmendjen e gjithë italianëve me elegancën e saj dhe jo vetëm, teksa ishte e ftuar në emisionin sportiv së bashku me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini. Teleshikuesve italianë ju pëlqeu edhe harmonia televizive që Eva kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventusit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com