Sorry, no posts matched your criteria.

Wanda Nara la Ikardin për një futbollist 24-vjeçar të Boca Juniors

Divorci mes Mauro Ikardit dhe Wanda Narës vazhdon të jetë temë dite në Argjentinë dhe sigurisht nuk mungojnë lajmet pikante sa i përket arsyes së ndarjes që duket përfundimtare, të paktën sa i përket Wandës. Mediat argjentinase insistojnë se përtej problemeve me Ikardin, ndarja ka ardhur nga një histori që ka lindur mes Wanda Narës dhe një futbollisti më të ri në moshë.

Bëhet fjalë për Martin Pajero, mesfushorin 24-vjeçar të Boca Juniors. Gazetarja Pia ShoU, e cila njeh mirë Wanda Narën dhe detajet e jetës së saj, ka treguar në emisionin LAM se si është situata e modeles që u kthye në menaxhere, me këtë futbollist të ri.

“Kanë kaluar bashkë një natë në lokalin “Afrika”. Kanë pirë, qeshur e vallëzuar bashkë”, shpjegoi ajo, duke mos shtuar për momentin detaje të reja rreth kësaj historie e cila ka pushtuar menjëherë tabloidet argjentinase. Duket qartësisht se historia përsëritet, pasi Uanda Nara la Maksi Lopez për Mauro Ikardin e tashmë lë këtë të fundit për një tjetër më të ri.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com