
Vesa dhe Big Basta bëjnë vaksinën kundër Covid-19, ja çfarë thonë ato
Këngëtarët tepër të dashur për publikun, Vesa Luma dhe Big Basta, prej kohësh e kanë krijuar jetën e tyre në Zelandën e Re.
Çifti ka ndarë me ndjekësit e tyre se janë vaksinuar kundër Covid-19, pikërisht me vaksinën Pfizer Biontech.
“Të vaksinuar nga Covid-19”- janë fjalët me të cilat Vesa ka shoqëruar postimin.

Prej kohësh fansat i kanë kërkuar të rikthehet në muzikë, por asnjëherë s’ka qenë momenti më i përshtatshëm për Vesën.
Fillimisht, ajo përjetoi një stres të madh me zhvendosjen në Zelandën e Re së bashku me partnerin dhe djalin e tyre, ndaj nuk ndihej e fokusuar për të sjellë projekte të reja.
Më vonë, pandemia Covid-19 bllokoi çdo plan dhe këngët e Vesës që ia kishte premtuar prej kohësh publikut, sërish u shtynë.
Mirëpo, premtimin s’e tret as dheri thonë, ndaj Vesa vonoi, por nuk harroi!
Me postimin e fundit në InstaStory, ajo i ka bërë zemrat mal fansave të saj, teksa ka treguar se ndodhet në studio dhe po punon për projektin e saj të ri.

Nuk kemi të tjera detaje dhe s’e dimë nëse bëhet fjalë për një bashkëpunim me Big Bastën, të cilin fansat kanë kohë që ia kanë kërkuar.
Megjithatë, fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe ne na mbetet vetëm të presim!