Sorry, no posts matched your criteria.

Ukraina fiton Eurovisionin dhe i bën Europës thirrje për ndihmë

Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi mbrëmjen e djeshme Eurovision 2022, eventi i cili këtë vit u zhvillua në Itali.

Grupi rap-folk, të cilit iu dha leja speciale për t’u larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta, siguroi vendin e parë me 631 pikë.

Fill pas përfundimit të performancës së tyre me këngën “Stefania”, ata iu drejtuan mbarë botës me një lutje:

“Ju lutemi ndihmoni Ukrainën, ndihmoni Mariupolin, ndihmoni Azovstal”.

Vendi i dytë u sigurua nga Sam Ryder nga Britaninë e Madhe, rezultati më i mirë i vendit që nga viti 1998.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com