Sorry, no posts matched your criteria.

Tridhjetë mijë kristale të kuq në fytyrë dhe trup: Doja Cat ndez shfaqjen e modës në Paris

Këngëtarja Doja Cat u shfaq në shfaqjen e modës parisiene të Schiaparelli-t me një pamje të çuditshme.

Mes shumë yjeve që morën pjesë në shfaqjen e modës Schiaparelli, Doja Cat i sueprizoi të gjithë. Ajo hyri në shfaqje e mbuluar nga koka te gishti me kristale të kuqe gjaku, një pamje mahnitëse që i kushtoi 5 orë makijazh dhe 30 mijë kristale Swarosvski.

Doja Cat në shfaqjen e modës Schiaparelli

Veshja përbëhej nga një korse mëndafshi, një fund i mbuluar me rruaza druri të lakuara dhe një palë çizme të kuqe të përputhshme që simulonin këmbët, të gjitha të kuqe të ndezura. Paraqitja u riemërua nga vetë artistja “Doja’s Inferno” në homazh të shfaqjes së modës së Schiaparelli frymëzuar nga puna e Dante Alighieri.

Këngëtares Doja Cat ju deshën 5 orë makijazh  për të realizuar  pamjen mahnitëse të saj ose më saktë (4 orë e 58 minuta) dhe 30 mijë kristale. Make up artist Pat McGrath ndau një video në të cilën ajo tregon punën e ekipit në dhomën e makijazhit: pas ngjyrosjes së trupit, një ekip profesionistësh  kanë aplikuar  me dorë, një nga një, kristalet në fytyrën dhe trupin e Doja Cat: koka, veshët, qafa, kraharori dhe krahët u mbuluan plotësisht me Swarovskin e kuq. Shfaqjet e Haute Couture sapo kanë filluar, por Doja Cat tashmë po lajmëron fitoren e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com